Dhjetor 12, 2019 08:45 Europe/Tirane
  • Guterres: SHBA kanë shkelur Rezolutën 2231 duke sanksionuar Iranin

Shtetet e Bashkuara kanë shkelur rezolutën 2231 të KS të OKB me sanksionet e vendosura ndaj Iranit, tha të Mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i KB në një raport periodik para Këshillit të Sigurimit të KB.

Në këtë raport, Antonio Guterres shprehu keqardhje për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore, duke deklaruar se sipas Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit, të gjitha vendet duhet të jenë në gjendje të tregtojnë lirisht me Iranin. Guterres gjithashtu përshëndeti angazhimin e Iranit ndaj marrëveshjes bërthamore përkundër sfidave të rëndësishme të krijuara nga Shtetet e Bashkuara. Sekretari i Përgjithshëm i KB vuri në dukje se Irani deri më tani ka përmbushur detyrimet e tij në bazë të raporteve të shumta të IAEA mbi angazhimet e tij. Presidenti amerikan Donald Trump të martën, 8 maj 2018 në mënyrë të njëanshme deklaroi tërheqjen e vendit të tij nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore dhe deklaroi kthimin e sanksioneve bërthamore në kundërshtim me angazhimet e Uashingtonit në këtë marrëveshje. Masa e Trump ka marrë një dënim të gjerë të brendshëm dhe ndërkombëtar.

Tags

Komente