Dhjetor 15, 2019 15:09 Europe/Tirane
  • Amerika përsërit kushtet e saj për t'i dhënë fund sanksioneve kundër Iranit

Amerika edhe një herë ka përsëritur kushtet e veta për t'i dhënë fund sanksioneve kundër Iranit.

Gazeta amerikane "New York Times" njoftoi se Steven Mnuchin, sekretari amerikan i thesarit të Amerikës, ditën e shtunë në takimin vjetor të Dohas, pretendoi se ndëshkimet ekonomike të Amerikës kundër Iranit do të marrin fund vetëm në rast se Teherani të pranojë kushtet kryesore të Uashingtonit.

Steven Mnuchin nuk folur për detajet përkatëse me kushtin ose kushtet e Uashingtonit për t'i dhënë fund sanksioneve kundër Iranit.

Sekretari amerikan i thesarit në lidhje me dërgimin e forcave ushtarake të Amerikës në Arabinë Saudite, deklaroi: "Vendosja e forcave të ushtrisë së SHBA-ve në territorin e Arabisë Saudite, është bërë me motive të mbrojtjes".

Steven Mnuchin në lidhje me sulmin e kryer kundër objekteve naftore të Arabisë Saudite, tha se këto sulme ishin të barabartë më sulmin kundër ekonomisë botërore.  

 

Tags

Komente