Dhjetor 15, 2019 16:17 Europe/Tirane
  • Me qindra mjekë në Francë kërcënojnë me dorëheqje nga puna

660 mjekë që punojnë në spitalet e Francës kanë kërcënuar se në rast të mos sigurimit të buxhetit të mjaftueshëm për spitalet publike, ata do të japin dorëheqje nga puna e tyre. Një çështje kjo që njëkohësisht me grevat dhe protestat e gjera në këtë vend kundër planit për reformimin e sistemit të pensionimit, mund të krijojë probleme shumë më të mëdha.

Agjencia e lajmeve AFP  njoftoi se në deklaratën që është publikuar ditën e shtunë dhe që është nënshkruar nga disa institucione të shërbimeve shëndetësore të Francës, 660 mjekë të Francës kanë deklaruar se janë të vendosur për të filluar një fushatë të paparë të rebelimit.

Këta mjek e konsiderojnë të pamjaftueshëm buxhetin 300 milionë euro që është paraparë për vitin 2020 për spitalet publike. Spitalet publike të këtij vendi që nga viti 2005 e deri më tani janë detyruar të reduktojnë 9 miliardë euro nga shpenzimet e veta.

Qeveria e Francës në mes të nëntorit ka zbuluar programin emergjent 1.5 miliardë euro për shpëtimin e spitaleve të këtij vendi në kohën kur këto institucione shëndetësore 20 herë më shumë do të thotë 30 miliardë euro i kanë borxh qeverisë.

Mjekët francezë në këtë deklaratë kanë theksuar se spitalet janë duke vdekur dhe zonja ministre po ofron vetëm kujdes qetësues. Nënshkruesit e kësaj deklarate kanë thënë se në rast numri i nënshkrimeve do të arrijë në 1000 persona, do të shkruajnë një letër ministres së shëndetësisë dhe do të kërkojnë që ose të hyjë në negociata me përfaqësuesit e spitaleve ose t'i bashkohet atyre.

 

Tags

Komente