Dhjetor 15, 2019 21:54 Europe/Tirane
  • Izraeli i zhgënjyer nga SHBA?

Disa kohë më parë, shefi i shtabit të ushtrisë amerikane kishte shkuar në Izrael për të diskutuar, projektin e një "konfrontimi ushtarak me Iranin", njoftoi DEBKAfile, një sajt i afërt me inteligjencën e ushtrisë izraelite.

Izraelitët madje thanë në atë kohë se sulmet kundër "objektivave pro-iranianë" nuk do të ndaleshin më deri në përballjen frontale. Por për habi të Tel Avivit, ishte Mark Milley që katër ditë më parë kërkoi "përmbajtje" kundër Iranit. Po në lidhje me luftën SHBA-Iran në të cilën regjimi i Tel Avivit llogarit kaq shumë? Gjenerali Eyal Zamir, zv / komandant i ushtrisë izraelite, fluturoi në Uashington të Shtunën (14 Dhjetor) për bisedime me zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë. Rendi i diskutimit si gjithmonë: "kundërshtimi i veprimeve iraniane në rajon", sipas uebfaqes izraelite Arutz Sheva, që citon një deklaratë ushtarake izraelite. Të Mërkurën, 11 Dhjetor, Gjeneral Milley, i cili mori pjesë në një seancë të Kongresit bashkë me Sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper, tha: "Ne jemi në një periudhë të rrezikut të shtuar me Iranin", por ai shpjegoi se "vetëpërmbajtja në këtë situatë të veçantë është një përgjigje e përshtatshme". Kjo duhet ta ketë zhgënjyer në maksimum regjimin izraelit. Po kështu, Steve Mnuchin, Sekretari i Thesarit i Shteteve të Bashkuara, tha të shtunën se sanksionet janë "një alternativë për konfliktet ushtarake globale", duke ju referuar sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj Republikës Islamike të Iranit. Mnuchin, duke folur para pjesëmarrësve në Forumin Ekonomik të Dohas (Katar), pohoi se administrata Trump besonte se politika e saj "e presionit maksimal" ishte dëshmuar të jetë efektive. "Arsyeja që ne përdorim sanksionet është se ato janë një alternativë e rëndësishme për konfliktet ushtarake globale," tha ai. Në Izrael, qarqet luftënxitëse kanë arsye të ndjehen shumë të zhgënjyer.

 

Tags

Komente