Dhjetor 24, 2019 08:48 Europe/Tirane
  • OKB: hetimet e pavarura për vrasjen e gazetarit Khashoggi duhet të vazhdojnë

OKB pasi ka kundërshtuar verdiktin e nxjerrë nga gjykata e Arabisë Saudite, ka theksuar domosdoshmërinë e vazhdimit të hetimeve të pavarura mbi vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Stefan Dujarric zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB ka thënë: Ne kemi survejuar procesin e hetimit dhe dënimit me vdekje të 8 personave që akuzohen për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi dhe sekretari i përgjithshëm i OKB ka theksuar domosdoshmërinë e vazhdimit të hetimeve të pavarura dhe të paanshme për zbardhjen e këtij krimi. Pesë persona janë dënuar me vdekje dhe 3 të tjerë me 24 vite në lidhje me vrasjen e gazetarit disident saudit, Jamal Khashoggi. Verdikti u dha të premten nga gjykata saudite duke adresuar pjesërisht tronditjen që shkaktoi ngjarja tetorin e kaluar. Një gjykatë në Arabinë Saudite ka dhënë dënimet e para për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Pas më shumë se një viti hetimi, prokurori i vendit njoftoi të hënën se 5 të dyshuar do të ekzekutohen, ndërsa 3 autorë do të dënohen me 24 vite burg. Mes të hetuarve është edhe këshilltari i lartë i Mbretërisë Saudite, i cili tashmë ka fituar lirinë. Khashoggi banonte në Amerikë dhe njihej si kritik i fortë i princit saudit të kurorës, Muhamed bin Salman. Shkrimtari dhe opinionisti i gazetës Washington Post u vra brenda konsullatës së vendit të tij në Turqi 2 tetorin e vitit të kaluar, kur kishte hyrë për të marrë certifikatën e divorcit me ish-gruan, në mënyrë që të martohej përsëri. Ai do të eliminohej nga vrasës me pagesë të ardhur nga Arabia Saudite, ndërsa trupi i tij i gjymtuar ende nuk është zbuluar. Pasi mohoi fillimisht përfshirjen, mbretëria saudite do të pranonte pak muaj më vonë se vrasja makabër ishte urdhëruar nga zyrtarët e saj. Shërbimet inteligjente turke thanë se akti ishte kryer me paramendim, ndërsa një raport i CIA-s hodhi dyshime se urdhri mund të jetë dhënë nga princi Salman, fakt i cili është mohuar kategorikisht. Në dhjetor 2018, 59-vjeçari Khashoggi do të shpallej personi i vitit nga revista "Tajm" për kontributin në gazetari dhe në zbulimin e të vërtetave, pavarësisht persekutimit politik nga autoritetet saudite.

Tags

Komente