Dhjetor 26, 2019 08:33 Europe/Tirane
  • Zakharova: Guterres nuk i kushton vëmendje shkeljeve të Amerikës

Zëdhënësja e MPJ të Rusisë ka kritikuar sekretarin e përgjithshëm të OKB, António Guterres për shkak se ai nuk u kushton rëndësi dhe vëmendje shkeljeve të dispozitave të kësaj organizate nga ana e Amerikës.

Maria Zakharova, deklaroi se Amerika në formë të qëllimshme vonon lëshimin e vizave për autoritetet ruse, ndërkohë që sekretari i përgjithshëm i OKB nuk i kushton vëmendje kësaj çështjeje. Mos lëshimi i vizave për autoritetet ruse është shkelje e hapur e dispozitave të OKB tha në fjalën e saj zëdhënësja Zakharova e cila shtoi se sekretari i përgjithshëm i OKB mbyll sytë kundrejt këtij veprimi të jashtëligjshëm të Amerikës. Amerika nuk lëshon viza ose i vonon ato për autoritetet ruse dhe të disa vendeve të tjera si Irani, të cilët synojnë të shkojnë në Amerikë për të marrë pjesë në takimet e OKB. Të tilla sabotime të Amerikës bëhen në kohën kur  Amerika si një vend ku ndodhet selia qëndrore e OKB e ka për obligim të lëshojë viza për çdokënd që punon me këtë organ ndërkombëtar.

 

 

Tags

Komente