Dhjetor 31, 2019 08:49 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike e Pompeo me Guterres

Sekretari amerikan i shtetit në bisedën e tij telefonik me sekretarin e përgjithshëm të OKB ka vazhduar të lëshojë pretendime boshe kundër Iranit dhe deklaroi se sulmi kundër forcës së mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak ishte përgjigje ndaj Iranit.

Mike Pompeo , sekretari amerikan i shtetit ditën e hënë zhvilloi një bisedë telefonike me Antonio Guterres sekretarin e përgjithshëm të OKB me të cilin diskutoi mbi sulmin e fundit të Amerikës në Irak dhe pretendoi se ky sulm kishte qëllime preventuese përballë Iranit dhe ruajtjen e jetës së amerikanëve. Sekretari amerikan i shtetit gjithashtu ka diskutuar me kryeministrin e regjimit sionist Beniamin Netanyahu lidhur me sulmet e Amerikës në Irak dhe në Siri për tu përballur me Iranin. Bazat e Hashd Shaabi në rajonin Kaem të provincës Anbar në Irak, u shënjestruan të Dielën (29 Dhjetor) nga dronët amerikanë, duke lënë të vrarë dhe të plagosur me dhjetëra persona. Sipas një njoftimi të Pars Today, dronët amerikanë kanë sulmuar njësitet 45 dhe 46 të forcës Hashd Shaabi në rajonin Kaem në afërsi të kufirit mes Irakut dhe Sirisë duke martirizuar 25 dhe plagosur 51 pjesëtarë të kësaj force të mobilizimit popullor. Grupet dhe partitë politike në Irak kanë dënuar këtë sulm dhe atë e kanë quajtur shkelje të sovranitetit të Irakut.

Tags

Komente