Janar 17, 2020 13:31 Europe/Tirane
  • Prokurori i Gjykatës së Nurembergut dënon atentatin terrorist ndaj gjeneral Kasem Sulejmani

Prokurori i Gjykatës së Nurembergut për dënimin e kriminelëve të luftës me anë të një letër, ka dënuar atentatin terrorist të Amerikës në vrasjen e komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit dhe këtë veprim e ka quajtur shkelje të ligjeve ndërkombëtare.

Benjamin Ferencz me anë të një letër dërguar për gazetën amerikane “New York Times”, urdhrin e presidentit amerikan Donald Trump për kryerjen e atentatit terrorist ndaj gjeneral Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit në Irak, e ka vlerësuar një veprim të pamoralshëm dhe shkelës së ligjeve të brendshme të vetë Amerikës si dhe shkelje e ligjeve ndërkombëtare.

Benjamin Ferencz i cili ishte prokuror për hetimin e krimeve të luftës së ushtarakëve të Gjermanisë Naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka deklaruar: “Amerika ka vrarë komandantin ushtarak të një vendi me të cilin nuk është në gjendje lufte”.

Prokurori i Gjykatës së Nurembergut theksoi: “Njerëzit duhet të informohen për të vërtetën e ngjarjes, për arsye se ky veprim i Amerikës ka shkelur Kartën e Kombeve të Bashkuara, Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Me këtë veprim të Uashingtonit, janë shkelur normat e të gjitha këtyre institucioneve ndërkombëtare”.

Benjamin Ferencz në fund paralajmëroi: “Derisa nuk ndryshon mendimi dhe mentaliteti i individëve luftënxitës në drejtim të respektimit të ligjit, të rinjtë e botës do të ndodhen në rrezikun e vdekjes.   

 

Tags

Komente