Janar 17, 2020 13:43 Europe/Tirane
  • Media amerikane: Të plagosurit nga Ajnul-Asad janë dërguar në Gjermani dhe Kuvajt

Një media amerikane duke paraqitur një version më ndryshe nga pretendimet e qeverisë së Amerikës, ka publikuar dëshmi të reja në lidhje me humbjet e ushtrisë amerikane si pasojë e sulmit raketor hakmarrës të Iranit.

Faqja informative “Defense one” ka shkruar se disa funksionarë të ushtrisë së Amerikës dhe Departamentin Amerikan të Mbrojtjes kanë thënë se ushtarët e plagosur nga sulmet raketore të Iranit, janë transferuar në spitalet ushtarake të Amerikës në Kuvajt dhe në qytetin Landstuhl të Gjermanisë.

Gazeta “Washington Post” ditën e mërkurë për herë të parë ka pohuar plagosjen e disa ushtarëve amerikanë nga sulmet raketore të Iranit kundër bazës së ushtrisë amerikane në Irak.

Si pasojë e publikimit të dëshmive, koalicioni amerikan i ashtuquajtur kundër ISIS të enjten me anë të një deklarate zyrtare ka theksuar se në sulmin raketor të Iranit kundër bazës Ajnul-Asad janë plagosur 11 ushtarë amerikanë dhe vazhdojnë të jenë nën përkujdesje mjekësore.  

Autoritetet amerikane deri më tani pretendonin se në sulmin raketor të Iranit kundër bazës së ushtrisë amerikane në Irak nuk ka pasur humbje njerëzore të vrarë apo të plagosur në mesin e ushtarëve amerikanë, forcave të koalicionit dhe kontraktorëve.

 

Tags

Komente