Janar 17, 2020 20:13 Europe/Tirane
  • Rusia: Në kohën e rrëzimit të avionit ukrainas të paktën 6 avionë F-35 po fluturonin pranë kufijve të Iranit

Rusia ka ngritur një cep të perdes mbi atë që ndodhi pranë kufijve iranianë në kohën e rrëzimit të avionit Boeing 737 të kompanisë Ukraine Airlines në territorin iranian.

Sipas Sputnik, në një konferencë vjetore me mediat botërore, kreu i diplomacisë ruse tha se para rrëzimit të aeroplanit ukrainas, të paktën 6 aeroplanë amerikanë F-35 po fluturonin afër kufijve të Iranit. "Ka raporte që të paktën gjashtë F-35 amerikanë ishin në ajër në kufirin iranian pas sulmit të Iranit mbi bazat ushtarake amerikane pikërisht në kohën kur avioni Boeing 737 i kompanisë Ukraine Airlines u rrëzua në territorin iranian", deklaroi Lavrov. Për çështjen e marrëveshjes bërthamore, ai paralajmëroi kundër përpjekjes evropiane për të fajësuar Teheranin për të gjitha problemet aktuale. Lavrov kritikoi Britaninë, Francën dhe Gjermaninë për dorëzimin përballë presionit nga Shtetet e Bashkuara për të mos zbatuar marrëveshjen e nënshkruar me Iranin. Ai e përshkroi vendimin e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë si një "kthesë të rrezikshme", duke argumentuar se të tre vendet përfituan nga ky moment i tensionit të shtuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për të " fajësuar Iranin për gjithçka që ndodhi ".

 

Tags

Komente