Janar 20, 2020 09:44 Europe/Tirane
  • Forcat e gjeneral Haftar sulmojnë Tripolin

Grupi i njohur me emrin Ushtria Kombëtare e Libisë, e kryesuar nga Khalifa Haftar ka sulmuar Tripolin menjëherë pas konferencës së Berlinit.

Qeveria e pajtimit kombëtar në Libi bëri të ditur se forcat e Haftar kanë sulmuar zonën Selahudin në jug të kryeqytetit Tripoli. Qeveria e pajtimit kombëtar në Libi kryesohet nga Faez Seraxh dhe ajo e ka cilësua shkelje e hapur e akordit për armëpushim. Konferenca e Berlinit u mbajt ditën e dielë pa praninë e Faez Seraxh dhe të Khalifa Haftar. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë përfaqësuesit e 12 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare mes tyre OKB. Angela Merkel kancelare e Gjermanisë ka deklaruar se palët kanë theksuar domosdoshmërinë e ruajtjes së embargos së armatimeve kundër Libisë me qëllim që palët të mos kenë mbështetje ushtarake. Libia që prej rrëzimit të Muamer Gadafit në vitin 2011 është ndarë në dy pjesë me dy qeveri një e kryesuar nga Seraxh dhe tjera nga Haftar.

Tags

Komente