Janar 20, 2020 15:28 Europe/Tirane
  • Erdogani largohet nga Berlini pa hëngër darkë

Mediat e Turqisë kanë raportuar se Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, në mënyrë të papritur është larguar nga Gjermania.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se mediat e Turqisë kanë raportuar se siç duket largimi i papritur Erdogan nga samiti i Berlinit në lidhe me krizën në Libi, ishte një reagim ndaj akuzimit në mënyrë të hapur të Erdogan në lidhje me dërgimin e rebelëve sirianë të mbështetur nga vendi i tij, Libir për ta mbështetur qeverinë e Faez Al-Saraxh, kryeministrit të qeverisë së pajtimit kombëtar të Libisë.

Gazeta turke "Haber 7" ka shkruar se Erdogan pa dhënë kurrfarë shpjegimi, është larguar nga vendi ku zhvillohej samiti i krerëve të shteteve në Berlin dhe ka shkuar në drejtim të aeroportit.

Emmanuel Macron, presidenti i Francës, në këtë samit ka kritikuar në mënyrë të ashpër praninë e rebelëve të armatosur sirianë në territorin e Libisë, proces ky që po zhvillohet nën mbikëqyrjen e Rexhep Taip Erdogan.   

Observatori i të drejtave të njeriut të Sirisë i opozitarëve sirianë me seli në Londër, ka zbuluar se numri i mercenarëve sirianë që janë transferuar në Tripoli të Libisë, ka arritur në 2400 persona dhe aktualisht po vazhdon operacioni për mbledhjen e rebelëve sirianë në disa rajone në veri të Sirisë që vazhdojnë të kontrollohen nga Turqia.

Ky grup i opozitarëve sirianë gjithashtu ka zbuluar se Turqia po bënë përpjekje të mbledhë 6000 rebelë sirianë për t'i transferuar në Libi që shumica e tyre në kuadër të grupit terrorist Fronti Nusra dhe të grupeve të tjera terroriste kanë luftuar kundër qeverisë së Sirisë.

Në lidhje me këtë çështjeje një burim i afërt me Erdogan, ka thënë: "Presidenti i Turqisë nuk është larguar para kohe nga samiti i Berlinit, por vetëm nuk ka marrë pjesë në darkën e organizuar pas samitit. Do të thotë se Rexhept Taip Erdogan nuk ka qëndruar në Berlin vetëm për të ngrënë darkë".

 

Tags

Komente