Janar 20, 2020 19:04 Europe/Tirane
  • Haftar bombardon një anije turke

Disa orë pas Konferencës së Berlinit që synonte të mbështeste armëpushimin në Libi, pozicionet e qeverisë së unitetit kombëtar të Fayez al-Sarraj në jug të Tripolit u goditën nga forcat e gjeneralit Haftar dukshëm shumë i inkurajuar për shkak të mbështetjes amerikane, emiratase, egjiptiane dhe saudite.

Ndërkohë, avionët supersonik MiG-23 të Haftarit shkatërruan një anije që transportonte armë turke në brigjet e Libisë. Sajti Avia.pro i afërt me Ministrinë ruse të Mbrojtjes, ka publikuar informacione që tregojnë se avionët supersonikë MiG-23 të armatosur me raketa X-23 kanë shkatërruar një anije turke që transportonte armë dhe municion për qeverinë e unitetit kombëtar në Libi afër Tripolit. Haftar më parë kishte njoftuar se forcat e tij ishin të gatshme të fundosnin çdo anije, që përpiqej të hynte në ujërat territoriale të Libisë, pa lejen e tij. Konferenca e Berlinit duket se e ka inkurajuar mirë atë. Nga ana e tij, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u largua papritmas nga Berlini për t'u rikthyer në vendin e tij. Largimi i tij është thënë të jetë një reagim ndaj "akuzës publike kundër tij"; ajo e "dërgimit të rebelëve sirianë në Tripoli për të mbështetur qeverinë e al-Sarraj". Por e gjithë kjo është vetëm një dekor i luftës së madhe në Afrikën e Veriut.

 

Tags

Komente