Janar 20, 2020 20:02 Europe/Tirane
  • Të shtënat në SHBA lënë 6 persona të vdekur, përfshirë 2 oficerë

Të shtënat me armë në Shtetet e Bashkuara kanë marrë jetën e gjashtë personave, përfshirë dy oficerë policie.

Në Kansas City, Misuri, nga të shtënat në një bar të paktën dy persona, njëri personi i armatosur, u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën. Policia tha se personi i armatosur u qëllua për vdekje nga një roje i sigurisë pasi hapi zjarr ndaj njerëzve që prisnin në radhë për të hyrë në bar. Në Honolulu, Hawai, dy oficerë policie u vranë. Shefja e policisë së qytetit Susan Ballard tha se një burrë qëlloi në drejtim të oficerëve, pasi ata iu përgjigjën thirrjes së një gruaje që  ishte goditur me thikë në këmbë. Në San Antonio, Teksas, të shtënat me armë në një klub nate morën jetën e dy personave. Dhuna me armë është një çështje serioze sociale dhe e sigurisë në Shtetet e Bashkuara.

 

Tags

Komente