Janar 21, 2020 08:42 Europe/Tirane
  • Ukraina: Irani ka zbatuar përgjegjësitë e tij lidhur me rrëzimin e avionit civil

Presidenti i Ukrainës ka deklaruar se Irani në mënyrë transparente ka zbatuar përgjegjësitë e tij lidhur me rrëzimin e avionit civil ukrainas në Teheran.

Volodimir Zelenski, president i Ukrainës në takimin që pati me Muhamed Selami ministër i transportit dhe urbanistikës së Irani i cili përcillte një mesazh të presidentit të Republikës Islamike të Iranit për homologun e tij ukrainas ka thënë: pas kontakteve të vazhdueshme mes dy palëve dhe sidomos pas bisedës telefonike me presidentin e Republikës Islamike të Iranit Hasan Ruhani, është arritur një dakordim lidhur me atë çka ne biseduam me presidentin e Iranit. Presidenti i Ukrainës gjithashtu njoftoi gatishmërinë e Teheranit për praninë e 45 ekspertëve ukrainas në Teheran dhe theksoi identifikimin e viktimave të këtij aksidenti dhe kryerjen e hetimeve efikase. Avioni Boeing-737 i kompanisë ajrore të Ukrainës është rrëzuar në orën 06:18 minuta menjëherë pas ngritjes së tij nga aeroporti Imam Khomeini (ra) në Teheran. Avioni pasagjerësh ukrainas me të paktën 167 persona në bord u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar në jug të kryeqytetit iranian Teheran. Avioni Boeing 737 - i cili ishte i destinuar për Kiev—,u rrëzua disa ditë më parë në afërsi të rajonit Parand, një qytet në Qarkun Robat Karim, Provinca e Teheranit. Avioni u rrëzua për shkak të një gabimi njerëzor dhe lëshimit të një rakete pasi situata ishte e tensionuar për shkak të ekzekutimit të gjeneral Kasem Sulejmanit nga ana e Amerikës dhe reagimit të Iranit me lëshimin e disa raketave në drejtim të bazave amerikane në Irak.

Tags

Komente