Janar 21, 2020 16:24 Europe/Tirane
  • Rusia kritikon gënjeshtrat e Amerikës rreth programit atomik të Iranit

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka kritikuar gënjeshtrat dhe shtrembërimin e realitetit nga ana e autoriteteve të Amerikës në lidhje me aktivitetin atomik paqësor të Iranit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ditën e hënë me anë të një deklarate, ka hedhur poshtë pretendimet e Brian Hook, përfaqësuesit special të Amerikës në çështjeje të Iranit, në lidhje me standardet e OKB për ndalimin e pasurimit të uraniumit në Iran dhe i ka quajtur ato iluzione dhe shtrembërim të realitetit.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë thuhet se Brian Hook në realitet po akuzon Këshillin e Sigurimit të OKB për miratimin e një rezolute në kundërshtim me traktatit për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore NPT.

Vlen të theksohet se Brian Hook ditën e premte në një intervistë, pretendoi se Irani nuk duhet të ketë kurrfarë lloji të pasurimit të uraniumit, për arsye se standardet e OKB duke përfshirë edhe rezolutat e kësaj organizata në vitet 2006 dhe 2007, e kanë ndaluar Iranin nga ky veprim.

Deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë thekson se Moska hedh poshtë përpjekjet e Uashingtonit për t'i prezantuar qasjet kombëtare dhe nevojat e brendshme të Amerikës si standarde ndërkombëtare sidomos nën emrin e OKB, sepse askush nuk i ka dhënë Amerikës një kompetencë të tillë.  

 

Tags

Komente