Janar 22, 2020 08:56 Europe/Tirane
  • Irani dhe Rusia theksojnë vazhdimin e bashkëpunimit në Kaukaz dhe Azinë Qendrore

Ambasadori i Iranit në Moskë dhe zv/ministri i jashtëm rus për çështjet e Azisë qendrore dhe Kaukazit kanë theksuar domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit bilateral.

Kazem Xhalili ambasador i Iranit në Moskë dhe Andreu Rudenko,  zv/ministri i jashtëm rus për çështjet e Azisë qendrore dhe Kaukazit, diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në Afganistan dhe në detin Kaspik, Azinë qendrore dhe Kaukaz. Rudenko në këtë takim shprehu ngushëllimet për martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmanit komandantit të forcave Kods të gardës revolucionare dhe për rrëzimin e avionit ukrainas në Teheran dhe theksoi se veprimi kriminal i Amerikës që çoi në amortizimin e gjeneral Kasem Sulejmanit është i jashtëligjshëm dhe shkelje e çdo norme të të drejtave të njeriut. Zv/ministri i jashtëm rus, Iranin e cilëosi një vend shumë të rëndësishëm në rajon dhe shtoi se Moska synon të afrojë edhe më shumë marrëdhëniet e saj me Teheranin.

Tags

Komente