Janar 22, 2020 15:43 Europe/Tirane
  • Trump kërcënon me vendosjen e tarifave ndaj makinave të importuara nga Evropa

Presidenti i Amerikës duke përdorur mekanizmin e presionit nëpërmjet tarifave kundër Evropës, deklaroi se nëse nuk arrihet marrëveshja tregtare me Evropën, do të vendos tarifa ndaj makinave të importuara nga shtetet evropiane.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës, ditën e martë në forumit ekonomik botëror në Davos të Zvicrës deklaroi: "Ne presim një marrëveshje me Evropën, por nëse nuk arrihet marrëveshja, do të marrim parasysh vendosjen e tarifave mbi makinat e importuara nga shtetet evropiane".

Kërcënimi i Trump për vendosjen e tarifave mbi mallrat kyçe eksportuese të Evropës sidomos makinat, ka shkaktuar reagime të shumë autoriteteve dhe kompanive evropiane.

 

Tags

Komente