Janar 22, 2020 15:48 Europe/Tirane
  • PKB mbështet formimin e qeverisë së re në Liban

Sekretari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka mbështetur formimin e qeverisë së re të Libanit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, ditën e mërkurë me anë të një mesazhi, ka mbështetur formimin e qeverisë së re të Libanit dhe ka theksuar bashkëpunimin me Hasan Diab, kryeministrin dhe me kabinetin e qeveritar të ardhshëm të Libanit.

Gutteres gjithashtu ka deklaruar mbështetjen e vet ndaj sovranitetit të Libanit, stabilitetit dhe pavarësisë së këtij vendi në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurisë së OKB.

 

Tags

Komente