Janar 23, 2020 20:20 Europe/Tirane
  • SHBA ultimatum Rusisë në Siri

Pas konfrontimeve midis ushtrisë ruse dhe amerikane, Forcat Ajrore të SHBA lëshuan një ultimatum për Rusinë.

Duke folur para reporterëve të Pentagonit disa orë më parë, gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA njoftoi se Rusia kishte marrë një paralajmërim të qartë për të mos ndërmarrë ndonjë veprim provokues, por edhe të mos ndërmarrë veprime që testojnë durimin e Shteteve të Bashkuara në Siri në zonat e prodhimit të naftës dhe gazit, raportoi Avio.pro, këtë të enjte, 23 janar. "Unë mendoj se rusët janë duke marrë mesazhet tona. Paralajmërimi ynë çdo herë është që të përpiqemi të shmangim përshkallëzimin, të mos ndërmarrim asnjë veprim provokues dhe kërkojmë që ata t'u përmbahen protokolleve ", tha gjeneralmajori i Forcave Ajrore të SHBA Alexus Grinkevich, duke theksuar se ky është një paralajmërim për të gjitha forcat ruse në Siri. Por pse bllokoi pala amerikane kalimin e forcave të ushtrisë ruse në lindje të Sirisë - ai nuk e saktësoi. Sidoqoftë, ekspertët vërejnë se veprimet e ushtrisë amerikane janë të natyrës provokuese dhe për këtë arsye nuk përjashtojnë rrezikun e konfrontimit midis ushtrisë ruse dhe asaj amerikane. Mbetet për tu parë se çfarë veprimi do të ndërmarrin Shtetet e Bashkuara nëse rusët thjesht injorojnë një paralajmërim të tillë që duket më shumë si një ultimatum. Kjo është ajo që nuk e specifikoi Aleksus Grinkevich ndërsa tensioni në rajon është rritur ndjeshëm në dy javët e fundit, shkruan Avio.pro, një sajt i afërt me Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

 

Tags

Komente