Janar 24, 2020 08:47 Europe/Tirane
  • Evropa tërhiqet nga vendimi për dërgimin e dosjes së Iranit në KS të OKB

Gazeta Wall Street Journal shkruan se evropianët janë shprehur të gatshëm që të mos dërgojnë dosjen e Iranit në KS të OKB në rast se Irani merr vendim të kufizojë veten nga zgjerimi i aktiviteteve bërthamore.

Kjo gazetë citon burime diplomatike dhe thotë: Në rast se Irani kufizon procesin e uljes së zotimeve të tij në 5 hapat e deklaruara, Evropa nuk do ta dërgojë dosjen bërthamore të Iranit në KS të OKB dhe do të vazhdojë negociatat. Sipas këtij raporti, aktualisht evropianët janë të gatshëm të shtyjnë afatin 60 ditësh për negociatat rreth mekanizmit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe aktualisht autoritetet evropiane janë në pritje të rezultatit të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore, takimi i të cilit pritet të mbahet në mesin e muajit shkurt. Data e organizmit të këtij takimi është përtej afatit të parashikuar në marrëveshjen bërthamore që është 15 ditë. Tre vendet evropiane përkatësisht Gjermania, Franca dhe Anglia më 14 shkurt dolën me një deklaratë ku njoftuan aktivizimin e mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve sipas marrëveshjes bërthamore. Ministrat e jashtëm të këtyre tre vendeve pretenduan se ky vendim tregon vullnetin e mirë dhe qëllimin e tyre për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje për të dalë nga qorrsokaku me anë të bisedimeve diplomatike. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Iranit javën e kaluar në një mesazh të tij në Twitter lidhur me këtë veprim të vendeve evropiane për aktivizimin e mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ka thënë: Trojka evropiane ka shitur ekzistencën e marrëveshjes bërthamore për të parandaluar tarifat e reja doganore të Trump. Miqtë e mi, kjo nuk sjell dobi. Ju vetëm sa keni shtuar ambiciet e tij. Gazeta Uashington Post ka shkruar se Donald Trump president i Amerikës ka kërcënuar evropianët me vendosjen e 25% tarifa doganore ndaj importit të makinave evropiane në Amerikë, në rast se Evropa nuk aktivizon mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të marrëveshjes bërthamore. Irani pas tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, është munduar të ruajë këtë marrëveshje në përputhje me veprimet dhe zbatimin e zotimeve nga pala tjetër, mirëpo kur kanë kaluar pothuajse 2 vjet pala evropiane nuk ka zbatuar zotimet e saj për të garantuar interesat ekonomike të Iranit dhe kjo e detyroi Teheranin të ndërmarrë veprime për uljen e zotimeve të tij në një afat çdo 60 ditësh. Në këtë mënyrë Irani ka zbatuar 5 hapa të uljes së zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Sipas këtij vendi Teherani nuk ka asnjë lloj kufizimi në programin e tij të pasurimit të uraniumit, përqindjen e pasurimit, sasitë e prodhimit dhe hulumtimet në këtë fushë. Pas kësaj programi bërthamor i Iranit do të ndiqet vetëm sipas nevojave teknike të Iranit ndërkohë që bashkëpunimi me ANEA do të vazhdojë si më parë. Irani ka deklaruar disa herë se në rast të heqjes së sanksioneve dhe garantimit të interesave të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, Republika Islamike e Iranit është gati të kthehet në zbatimin e zotimeve të saj në marrëveshjen bërthamore.

Tags

Komente