Janar 24, 2020 14:51 Europe/Tirane
  • Pompeo paralajmëron kompanitë që bashkëpunojnë me Iranin

Në vazhdën e politikave anti-iraniane të Shtëpisë së Bardhë, sekretari amerikan i shtetit edhe një herë ka kërcënuar vendet e tjera dhe kompanitë ndërkombëtare që bashkëpunojnë me Iranin se do të vendosen në listën e sanksioneve amerikane.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, ditën e enjte me anë të mesazhi të publikuar në Twitter, ka kërcënuar përsëri kompanitë dhe vendet e tjera se do të sanksionohen nga Amerika në rast se bashkëpunojnë me Iranin.

Sekretari amerikan i shtetit në këtë mesazh në Twitter ka shkruar: “Fushata e presionit maksimal kundër Iranit do të vazhdojë deri në kohën e ndryshimit të sjelljes së këtij vendi”.

Ky kërcënim i Pompeo në Twitter është publikuar pasi Departamenti Amerikan i Thesarit të enjten në vazhdën e veprimeve armiqësore kundër Republikës Islamike të Iranit, ka futur në listën e sanksioneve 2 individ dhe 6 kompani të lidhura me Iranin.

 

Tags

Komente