Janar 24, 2020 15:11 Europe/Tirane
  • Sekretari amerikan i mbrojtjes nuk jep statistika rreth humbjeve nga sulmi raketor i Iranit

Sekretari amerikan i mbrojtjes përsëri i është shmangur dhënies së statistikave të sakta në lidhje me humbjet e shkaktuara nga sulmi raketor i Irani.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Barbara Starr, gazetarja e kanalit televiziv CNN, në faqen e saj në Twitter ka shkruar se Mark Esper, sekretari amerikan i mbrojtjes, duke i ikur dhënies së një përgjigje të saktë ndaj pyetjes së një gazetari për numrin e saktë të ushtarëve të plagosur në sulmin raketor të Iranit ndaj bazës ushtarake amerikan Ajnul-Asad në Irak, ka thënë: “Nuk është i informuar në lidhje me këto statistika, por mund të marrë informacione të sakta dhe këto janë çështjeje rreth të cilave ne nuk raportojmë”.

Donald Trump, presidenti i Amerikës qeveria e të cilit po përballet me kritika për fshehjen e statistikave për humbjen e ushtrisë amerikane nga sulmi raketor i Iranit, të martën pretendoi se plagët e ushtarëve amerikanë në bazën Ajnul-Asad nuk ishin serioze dhe disa prej këtyre ushtarëve kanë pësuar vetëm dhimbje koke.

 

Tags

Komente