Janar 24, 2020 20:36 Europe/Tirane
  • Amerika kërcënon Gjeneral Kaani, reagon Moska

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova e quajti kërcënimin e SHBA kundër Komandantit të ri të Forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, Ismail Kaani, "të papranueshëm", njoftoi Agjensia ruse e lajmeve Ria Novosti.

Përfaqësuesi Special i SHBA për Iranin, Brian Hooke, ka kërcënuar komandantin e lartë ushtarak të Iranit me të njëjtin fat si ai i paraardhësit të tij të ndjerë, gjeneral Kasem Soleimani, i vrarë në Irak nga amerikanët, nëse ai vazhdon, sipas fjalëve të tij, të "vrasë amerikanët"! Duke folur për këto deklarata kërcënuese nga Uashingtoni, Zakharova tha: "Unë ritheksoj se kjo është e papranueshme për ne. Sipas mendimit tonë, këto janë deklarata që kundërshtojnë ligjin ndërkombëtar dhe janë plotësisht të paligjshme. Përfaqësuesit e vendeve të botës nuk kanë të drejtë të bëjnë deklarata të tilla kundër autoriteteve në vendet e tjera. Një qasje e tillë është e papranueshme ". Alexander Gossiev, drejtor i Institutit të Moskës për Planifikimin Strategjik, më parë në një intervistë me agjencinë e lajmeve Ria Novosti parashikoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë veprimet e tyre provokuese kundër Republikës Islamike të Iranit.

 

Tags

Komente