Shkurt 11, 2020 20:41 Europe/Tirane
  • Shi raketash në Idlib, kush i lëshoi?

Në orët e para të së martës, 11 shkurt, dhe ndërsa Ministria e Mbrojtjes Turke pretendoi se ka shënjestruar "115 caqe siriane" në Idlib dhe shkaktoi vdekjen e "100 ushtarëve sirianë", burime ushtarake ruse raportuan se disa raketa cruise janë shkrepur nga Mesdheu Perëndimor drejt objektivave në Idlib.

Sipas sajtit ushtarak rus, Avia.pro, "shumë raketa cruise u qëlluan të martën nga Mesdheu Perëndimor drejt disa objektivave në Siri": Origjina e këtyre raketave nuk dihet dhe informacionet mbi këtë temë ndryshojnë. Megjithëse disa burime ia atribuojnë këtë zjarr të raketave një luftanijeje turke në Mesdhe duke sulmuar pozicionet e ushtrisë siriane, shumë burime të tjera, të përmendura nga Avia.pro, nuk përjashtojnë mundësinë që zjarri i raketave të kishte origjinë ruse ose që  ato të ishin "raketa taktike" siriane, të qëlluara në përgjigje të agresionit të Ankarasë. Analisti ushtarak Babak Tagway duke iu referuar dëshmitarëve okularë në Siri thekson se bëhet fjalë për raketa balistike të ushtrisë siriane të lëshuara kundër posteve turke të vëzhgimit të vendosura në verilindje të provincës Idlib. Sidoqoftë, informacioni, i cili nuk është konfirmuar nga asnjë prej palëve, qofshin sirianë, rusë apo turq, përbën një evolucion. Sidomos duke pasur parasysh se në natën e së hënës deri të martën, luftimet ishin shumë intensive midis ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj që përparojnë nga njëra anë, dhe ushtrisë turke dhe mercenareve të saj që tërhiqen nga ana tjetër. Të hënën, një delegacion rus që vizitoi Ankaranë dorëzoi një ultimatum përfundimtar për Erdoganin, duke i bërë thirrje që të hiqte dorë nga shërbimi për interesat e Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe NATO-s, në sfondin e një disfate të trupave turke dhe mercenarët pro-Ankarasë në Idlib dhe në jug të Alepos, ku segmenti i fundit i autostradës M5, ra në duart e forcave të Rezistencës të hënën në mbrëmje. Duket se vizita e delegacionit rus në Turqi nuk dha frytet e pritura, pasi burimet ruse kanë raportuar "humbje ruse dhe siriane" pas luftimeve të hënën në mbrëmje. "Ofensiva turke ka shkaktuar të plagosur rëndë në radhët e ushtarëve rusë që ishin në vijat e para të luftimeve në Idlib. Detaje mbi këtë nuk janë ende të disponueshme, por duke pasur parasysh shkallën dhe intensitetin e luftimeve, këto informacione mund të rezutojnë të vërteta. Në këtë rast, Rusia rezervon të drejtën të hakmerret në mënyrën më të fortë të mundshme, edhe nëse konflikti shndërrohet në një luftë totale kundër Turqisë, por edhe kundër NATO-s që vepron nën hijen e saj", thotë Avia. pro.

 

Tags

Komente