Shkurt 12, 2020 08:43 Europe/Tirane
  • Brian Hook takohet me një prej krerëve të grupit terrorist MEK

Gazeta amerikane Daily 20 në një raport të saj bëri të ditur takimin e Brian Hook kreut të grupit të punës për Iranin në DASH, me një prej krerëve të grupit terrorist MEK.

Sipas gazetës Daily 20 takimi në fjalë është mbajtur menjëherë pas aktit terrorist të Amerikës në ekzekutimin e martirit gjeneral Kasem Sulejmani, komandant i forcave Kods të gardës revolucionare. Gjeneral Kasem Sulejmani komandant I forcave Kods të gardës revolucionare dhe Abu Mehdi Muhandes zv/kreu I forcave të mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, janë martirizuar më 3 janar të këtij viti pas një sulmi terrorist ajror të forcave amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit. Gjeneral Kasem Sulejmani i ishte figura kryesore e luftës kundër grupeve terroriste dhe takfiriste si ISIS në rajonin e Azisë perëndimore. Grupi terrorist MEK ka lidhje të ngushta me Amerikën. Shumë nga pjesëtarët e administratës Trump janë gjithmonë në kontakt me grupin terrorist MEK. Grupit terrorist MEK që nga vigjilja e revolucionit islamik e deri më sot është përgjegjës për martirizimin e 17 mijë qytetarëve iranianë.

Tags

Komente