Shkurt 13, 2020 20:09 Europe/Tirane
  • Dy të plagosur në sulmin me armë dhe thikë në Stuttgart

Një përleshje e dhunshme në Gjermani ka lënë dy persona të plagosur me autorët që tani po ndiqen nga policia, sipas raportimeve.

 Helikopterët e policisë dhe forcave speciale po qarkullojnë zonën përreth një stacioni treni në Plochingen, i cili është rreth 25 kilometra larg Stuttgart, pasi dy persona pësuan plagë me armë dhe thikë këtë pasdite. Mediat lokale thanë se një e shtënë u dëgjua dhe një thikë u përdor gjatë një përleshje. Është raportuar se tre nga të dyshuarit aktualisht janë të lirë. Një person ishte kapur nga policia, por nuk dihet nëse ky ishte njëri nga të dyshuarit. Autoritetet gjermane kanë bllokuar rrugët dhe po u kërkojnë njerëzve që të qëndrojnë brenda. Sipas një shkrimi në Twitter nga forca e policisë Plochingen thuhet se dy persona janë të lënduar në një mosmarrëveshje në Esslinger Strasse. “Kërkimi po vazhdon, ne jemi në vend me forca të forta”, shtuan ata. “Nëse nuk keni nevojë të shkoni në qytet urgjentisht, është më mirë të qëndroni në shtëpi dhe të shmangni zonën”.

 

Tags

Komente