Shkurt 13, 2020 20:12 Europe/Tirane
  • Pse Putini refuzon të takojë Erdoganin?

Mungesa e një përgjigje nga presidenti rus Vladimir Putin për kërkesat e përsëritura të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për ta takuar atë, dëshmon për pakënaqësinë e thellë të Putinit nga dërgimi i përforcimeve ushtarake turke në Idlib që nënkupton një shkelje të  marrëveshjes së Soçit e lidhur në shtator 2018 midis dy palëve.

Kësaj i shtohet dështimi i negociatave për Idlibin midis delegacioneve ruse dhe turke në Ankara, çka tregon se rusët kundërshtojnë të gjitha kërkesat turke. Rusët janë të interesuar për zbatimin e marrëveshjes së Soçit nga pala turke, për të mos arritur deri atje ku opsioni ushtarak, i cili rezulton në mbështetje tokësore dhe ajrore për ushtrinë siriane, mbetet opsioni i vetëm. Ndërsa Turqia kërkon mbajtjen e një raundi të ri të negociatave që do të rezultojë nga njëra anë në detyrimin e ushtrisë siriane që të tërhiqet nga të gjitha zonat që ka çliruar javët e fundit dhe nga ana tjetër, në garantimin e vazhdimit të pranisë ushtarake turke në Afrin, Xharablus dhe al-Baba. Larg rezultateve të pritura, politikat rajonale të Erdoganit, përfshirë fushatën e luftës psikologjike të shënuar në mënyrë të veçantë nga informacione të rreme për numrin e ekzagjeruar të viktimave midis ushtarëve sirianë, tashmë po kthehen kundër tij. Erdogan bëri gabim kur llogariti në elementët e Ushtrisë së Lirë Siriane, të cilët u detyruan të tërhiqeshin nga tre qytete strategjike, përkatësisht, Khan Sheikhun, Maarat al-Numan dhe Sarakib, pa vrarë as një ushtar sirian. Të krijuara si pjesë e marrëveshjes së Soçit për krijimin e një zone të çmilitarizuar në Idlib, 12 postet turke të vëzhgimit, ku secila strehon 100 ushtarë, nuk kanë bërë gjë tjetër, vetëm se kanë dobësuar ushtrinë turke përballë forcave siriane. Sidoqoftë, terroristët e Hajat Tahrir al-Sham (Fronti al-Nusra) dhe militantët e tjerë kanë zhvilluar sulme ndaj objektivave të ushtrisë siriane dhe ruse si dhe ndaj civilëve sirianë nga zonat tampon, ku postet turk të vëzhgimit supozohej se do të monitoronin zbatimin e armëpushimit atje. Duke marrë nën kontroll shtatë nga dymbëdhjetë postet vëzhguese turke, ushtria siriane tani është në gjendje të japë përgjigje të rënda e të përgjakshme për çdo sulm turk. Të mërkurën, Erdogan akuzoi Rusinë, aleatin kryesor të Sirisë në luftën kundër grupeve terroriste, për "sulmim të vazhdueshëm të civilëve, kryerjen e masakrave dhe gjakderdhjeve". Disa orë më vonë, Ministria Ruse e Mbrojtjes kundërshtoi me forcë akuzat e Erdoganit. "Deklaratat e përfaqësuesve turq në lidhje me sulmet e pretenduara nga forcat ruse ndaj civilëve në zonën e Idlibit nuk korrespondojnë me realitetin," tha ministria ruse në një deklaratë. "Arsyeja e vërtetë për krizën në zonën e Idlibit për fat të keq është mospërmbushja nga kolegët tanë turq të angazhimit të tyre për të ndarë militantët e moderuar të opozitës nga terroristët," shtoi Ministria ruse e Mbrojtjes. Deklarata ruse theksoi se prania e trupave dhe forcave të blinduara turke në Idlib po përkeqëson më tej situatën atje, ashtu  si edhe transporti i armëve dhe municioneve përtej kufirit të përbashkët midis Sirisë dhe Turqisë. Duke akumuluar  gabim pas gabimit, Erdogan humbi mundësinë e artë duke hedhur poshtë planin e ndërmjetësimit të Iranit të cilin e paraqiti Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Muhamed Xhavad Zarif, i cili përkrah zgjidhjen politike të krizës midis Sirisë dhe Turqisë.

 

Tags

Komente