Shkurt 14, 2020 15:56 Europe/Tirane
  • Konferenca e sigurisë së Munihut në rrethanat e pasigurisë globale

Funksionarët dhe autoritetet e larta të botës të premten (sot) marrin pjesë në konferencën për siguri në Munih të Gjermanisë dhe kjo konferencë zhvillohet në kohën kur presidenti i kësaj konference ka kritikuar Bashkësinë Ndërkombëtare për shkak të dështimit në zgjidhjen e tensioneve dhe konflikteve ndërkombëtare.

Faqja informative DW njoftoi se konferenca vjetore e sigurisë në Munih fillon punimet sot me pjesëmarrjen e funksionarëve të lartë të botës si presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri kanadez Justin Trodo, sekretarin amerikan i shtetit Mike Pompeo, ministri i jashtëm kinez Wang Ji dhe ministri i jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif.

Është njoftuar në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe MarK Zuckerberg, shefi i Faacebook.

Ndërkohë para zhvillimit të kësaj konference, kryetari i saj, Wolfgang Ischinger deklaroi se ishte thellësisht i shqetësuar për dështimin e pafalshëm të komunitetit ndërkombëtar në Sirinë e shkatërruar nga lufta. Ai shprehu keqardhje edhe për dështimin e planit të paqes në Libi.

“Kemi më shumë kriza, kriza më serioze, ngjarje më të tmerrshme sesa mund të imagjinohet”, theksoi ai.

Sipas DW, në këtë konferencë pritet që të zbulohen edhe më shumë mosmarrëveshjet mes anëtarëve të NATO-s, për shembull presidenti i Francës të kërkojë nga anëtarët e NATO-s që të reduktojnë varësinë e tyre nga Amerika.

Gjithashtu në kuadër të tensioneve të veriperëndim të Sirisë, gjatë kësaj konference priten të takohen edhe ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Sirisë.

Çështje të tjera që do të diskutohen gjatë punimeve të kësaj konference është edhe çështja e paqes me grupin terrorist Taleban në Afganistan dhe gjithashtu plani amerikan i ashtuquajtur “akordi i shekullit”.

 

Tags

Komente