Shkurt 14, 2020 20:13 Europe/Tirane
  • Shtohen viktimat e koronavirusit

Shifrat më të fundit tregojnë për 121 viktima të reja në kinë, çka e çon totalin në 1380. Ndërsa numri i infektimeve të reja është rritur me 5090 duke shkuar në 63 851 raste gjithsej, sipas komisionit shëndetësor kombëtar.

Zyrtarët e shëndetësisë thanë se gjashtë mjekë janë mes viktimave dhe se 1716 punonjës të sektorit po ashtu janë prekur. Vetëm në provincën Hubet, të enjten, u regjistruan 116 viktima të reja dhe 4823 raste. Kjo ishte një rritje më e vogël krahasuar me një ditë më parë kur edhe u arrit kulmi me 240 viktima të reja dhe thuajse 15 mijë raste. Sidoqoftë, pjesa më e madhe e rasteve u regjistrua pasi në Hubei u përdor një mënyrë e re e përcaktimit të diagnozës. Jashtë Kinës ka patur vetëm dy viktima dhe 447 raste në 24 shtete. Afro 500 milionë banorë të Kinës janë “bllokuar” për shkak të coronavirusit, që është shpërndarë në tërë vendin. Të paktën 48 qytete dhe katër provinca nëpër Kinë – përfshirë epiqendrën e epidemisë, në Wuhan dhe Hubei – po aplikojnë politikat e “bllokimit”. Masat mbrojtëse parashikojnë regjistrimin e banorëve para se ata të lejohen të dalin apo hyjnë në qytet, bllokimi i të gjitha rrugëve, hekurudhave dhe transportit publik.

 

Tags

Komente