Shkurt 14, 2020 20:53 Europe/Tirane
  • Moska paralajmëron Ankaranë

Ministria e Jashtme ruse e ka vlerësuar të papranueshme abuzimin nga Turqia me ngjarjet në Idlib, duke u bërë thirrje autoriteteve turke të shmangin deklaratat provokuese.

Sekretari i përgjithshëm i "Partisë së Veprimit Nacionalist" Devlet Bahçeli akuzoi Moskën për "vrasje dhe plagosje" të ushtarëve turq gjatë ofensivës së ushtrisë siriane në Idlib. Si përgjigje, qeveria ruse i ka këshilluar zyrtarët turq të shmangin deklaratat provokuese. "Ne besojmë se abuzimi i incidenteve tragjike për të përfituar privilegje politike në Turqi është i papranueshëm", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë. Ministria e Jashtme ruse gjithashtu u bëri thirrje deputetëve dhe zyrtarëve turq që të shmangin me forcë "deklarata provokuese të cilat nuk bëjnë asgjë për të ndihmuar negociatat konstruktive midis dy vendeve për çështjen siriane". Nga ana e saj, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, tha: "Ne nuk duhet të harrojmë se të gjitha zonat e de-përshkallëzimit të krijuara në Siri janë krijuar për një periudhë të përkohshme dhe kjo në asnjë rast nuk duhet të minojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë ose të ndalojë luftën kundër terroristëve të njohur nga Kombet e Bashkuara. " "Prioriteti kryesor i Rusisë është të ulë nivelin e dhunës në terren dhe të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund problemit në Idlib," tha Zakharova.

 

Tags

Komente