Shkurt 15, 2020 16:30 Europe/Tirane
  • Macron i përgjigjet pretendimeve optimiste të Pompeot rreth të ardhmes së perëndimit

Presidenti i Francës në reagim ndaj pretendimeve të sekretarit amerikan të shtetit në konferencën për siguri të Munihut, deklaroi se perëndimi po shkon drejt dobësimit dhe dekadencës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Emmanuel Macron, presidenti i Francës ditën e shtunë gjatë fjalës së tij në konferencën për siguri të Munihut, vuri në dukje pretendimet e Mike Pompeo, sekretarit amerikan të shtetit, në lidhje me të ardhmen e shkëlqyeshme të perëndimit dhe deklaroi: "Uashingtoni nga disa vite më parë ka filluar të ndjekë një politikë e cila nuk i përket qeverisë aktuale të Amerikës dhe në një farë mënyre është duke bërë rishikim në marrëdhëniet me Evropën dhe daljen nga këto marrëdhënie".

Presidenti i Francës duke shpreh keqardhje për procesin e dobësimit dhe dekadencës së perëndimit, deklaroi: "Evropa është duke u shndërruar në një kontinent i cili nuk beson më në të ardhmen".

 

Tags

Komente