Shkurt 15, 2020 18:50 Europe/Tirane
  • Bombarduesit strategjikë rusë vendosen në Siri

"Burimet ruse sapo kanë njoftuar vendosjen në Siri të bombarduesit më të avancuar të Rusisë, i pajisur me raketa bërthamore dhe me raketa hipersonike", raporton faqja e lajmeve ushtarake ruse Avio.pro.

Në një konjukturë ku rreziku i një konfrontimi ushtarak midis Rusisë dhe Turqisë në territorin sirian është çdo ditë më i madh, vendosja urgjente e bombarduesve strategjikë rusë për të cilët tanket, automjetet e blinduara, aeroplanët jet, si dhe sistemet e lëshimit të raketave janë objektiva të lehtë, mund të jetë ndryshuese e ekuilibrave për forcat e qeverisë siriane në Idlib. Sipas këtyre burimeve, mund të bëhet fjalë për bombarduesit strategjikë rusë Tu-160, megjithatë, ekspertët mendojnë se baza ajrore siriane në fjalë nuk është e gatshme të strehojë avionë të tillë dhe për këtë arsye ka shumë të ngjarë që bombarduesit e dislokuar në Siri janë Tu-22, që gjithashtu paraqet një kërcënim shumë serioz për ushtrinë turke dhe terroristët pro-turq. "Rusia i ka thënë direkt Erdoganit se nuk do të negociojë me terroristët. Nëse Turqia i ndihmon militantët, atëherë Rusia do të ndihmojë Sirinë. A duhet të presim një bombardim të rëndë nga bombarduesit rusë? Absolutisht po!",thonë ekspertët ushtarakë rusë. Duhet të theksohet se edhe më parë, bombarduesit rusë Tu-22 kishin marrë pjesë në sulme kundër ISIS-it në territorin sirian.

 

Tags

Komente