Shkurt 16, 2020 15:53 Europe/Tirane
  • Evropianët për shkak të dyshimeve ndaj zotimeve të Amerikës, shtojnë buxhetin mbrojtës

Dyshimet dhe dilemat e evropianëve ndaj zotimeve ushtarake të Amerikës janë bërë shkak që shtetet evropiane të shtojnë buxhetin e tyre ushtarak dhe të mbrojtjes.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se hulumtimet e reja të një instituti hulumtues të Anglisë tregojnë se me uljen e shpresave të Evropës ndaj ndihmave ushtarake të Amerikës, shpenzimet ushtarake të vendeve evropiane janë duke u shtuar për çdo ditë e më tepër. Sipas faqes informative "Defence News", hulumtimet e reja të institutit angleze për studime strategjike, tregojnë se vendet evropiane për shkak të dyshimeve dhe dilemave që kanë në fushën e zotimeve të Amerikës ndaj tyre, janë duke shtuar buxhetin ushtarak dhe të mbrojtjes.

Vendet evropiane në vitin 2019, kanë shpenzuar 289 miliardë dollarë për çështjeje të mbrojtjes që kjo shifër është shtuar me 4.2 % që nga viti 2018.

Vendet evropiane pretendojnë për kërcënimet nga ana e Rusisë sidomos në lindje të këtij kontinenti. Kjo është në kohën kur Pentagoni pas ngjarjeve të vitit 2014 në Evropë dhe aneksimit të Krimesë në territorin e Rusisë, ka ruajtur forcat e veta në këtë kontinent.  

Sipas kësaj faqe informative, Donald Trump, presidenti i Amerikës, në kohën kur shpesh herë ka pretenduar se Evropa po përfiton nga Amerika në çështjeje të mbrojtjes dhe tregtisë, janë shumë njerëz në Evropë  besojnë se Trump ka shkelur politikën e multilateralitetit.

Hulumtimet e reja tregojnë se ekziston mundësia që në praninë ushtarake të Amerikës në Evropë të krijohen probleme. Kjo është në kohën kur Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, akoma beson se perëndimi dhe NATO ende mund të llogarisin në ndihmën e Amerikës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u ka bërë thirrje aleatëve evropianë dhe Shteteve të Bashkuara që të punojnë më shumë së bashku.

Komentet e Jens Stoltenberg në Konferencën për Siguri në Mynih, vijnë pas shqetësimeve për ndarje brenda aleancës dhe kritikave nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Ne jemi 29 aleatë të ndryshëm, nga pjesë të ndryshme të Altantikut. Por, dallimet që kemi sot, kemi qenë në gjendje që t’i trajtojmë”, tha ai.

Tags

Komente