Shkurt 16, 2020 20:10 Europe/Tirane
  • Mbi 50 automjete ushtarake amerikane mbërrijnë në Siri nga Iraku

SHBA ka njoftuar vazhdimisht tërheqjen e saj ushtarake nga Siria, megjithatë, trupat amerikane janë ende të pranishme atje.

Një kolonë e automjeteve ushtarake amerikane ka mbërritur nga Iraku në provincën Hasake në verilindje të Sirisë, njoftoi radio siriane Sham FM. Sipas këtij burimi, të paktën 55 automjete, përfshirë tanke dhe pajisje inxhinierike, hynë në provincën Hasake nga Iraku. Në fillim të këtij muaji, forcat amerikane të vendosura në Siri raportohet se filluan ndërtimin e një baze të re ushtarake në provincën e pasur me naftë, Hasake. Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolu, pajisjet dhe materialet për ndërtimin mbërritën nga Iraku përmes vendkalimit kufitar al-Waleed. Agjensia Anadolu sugjeroi që baza ishte ndërtuar për të mos lejuar forcat ruse, të vendosura ligjërisht në Siri, të arrinin në fushën e naftës Rmelan. Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka pretenduar se trupat amerikane do të qëndrojnë në Siri për të mbrojtur fushat e naftës në këtë vend, me qëllim që ato të mos bien nën kontrollin e ISIS!

 

Tags

Komente