Shkurt 17, 2020 20:12 Europe/Tirane
  • Shuplaka e NATO-s për Erdoganin

NATO nuk do ta mbështesë Turqinë ushtarakisht nëse Ankaraja fillon një operacion ushtarak në veri të Sirisë, tha një burim diplomatik i cituar nga agjencia TASS të hënën (17 shkurt).

"Vendet e NATO-s nuk do të mbështesin thirrjen e nenit 5 pas vdekjes së trupave turke në Idlib në fillim të shkurtit," tha ky burim, duke shtuar se NATO nuk po e shqyrton mundësinë e sigurimit të një ndihmë ushtarake për Turqinë në rast të një operacioni ushtarak në rajon. Diplomati theksoi se jo të gjithë anëtarët e NATO-s ndanin objektivat e Turqisë në Siri dhe Libi, dhe çështja e ofrimit të mbështetjes ushtarake për Turqinë nuk ishte ngritur në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s që u mbajt në Bruksel në 12-13 shkurt. Sa i përket mundësisë së një operacioni ushtarak turk për të ndaluar përparimin e forcave të qeverisë siriane në Idlib dhe për të ndihmuar grupet e paligjshme të armatosura të mbajnë kontrollin në disa pjesë të krahinës, burimi vuri në dukje se si anëtar i NATO-s, Turqia kishte mbështetje politike nga vendet e tjera anëtare, por nuk kishte plane për t'i dhënë Ankarasë ndihmë ushtarake. Në këtë kontekst Ministri turk për Punë të Jashtme deklaroi të dielën, 16 Shkurt, se ai kishte përsëritur nevojën për vendosjen e një armëpushimi të përhershëm në Idlib, në veriperëndim të Sirisë, gjatë takimit me homologun e tij rus në Mynih.

 

Tags

Komente