Shkurt 17, 2020 20:13 Europe/Tirane
  • Kërcënimi balistik i Rusisë për SHBA-të

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov zhvilloi një konferencë për shtyp në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe drejtoi akuza ndaj Shteteve të Bashkuara për vendosjen e raketave amerikane në Evropë dhe Azi.

Lavrov paralajmëroi Shtetet e Bashkuara për pasojat e një vendosjeje të mundshme të raketave amerikane në Evropë dhe rajone të tjera. "Sigurisht, ne do ta diskutojmë këtë me Francën, por para se të arrijmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse mbi raketat, duhet të fillojmë negociata me shumë palë të interesuara, të cilat gjithashtu do të përfshijnë Shtetet e Bashkuara," tha ai. Duke kritikuar tërheqjen amerikane nga Traktati mbi Forcat Bërthamore të Ndërmjetme, ai tha: "Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë asgjësuar këtë traktat dhe po punojnë në mënyrë aktive për vendosjen e armatimeve në Evropë dhe Azi. Këto janë armë që dikur ishin të ndaluara dhe amerikanët nuk e fshehin qëllimin e tyre. " Ndërkohë, Gjenerali Viktor Bondarev, kreu i Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Këshillit të Federatës (dhoma e sipërme e Parlamentit Rus), tha të hënën se nëse Shtetet e Bashkuara insistojnë në qëndrimin e saj, Moska do të urdhërojë prodhimin e raketave të ndaluara brenda gjashtë muajve. "Duke pasur parasysh punën e fabrikave tona, kompanitë tona të projektimit të raketave dhe potencialin tonë shkencor dhe ushtarak, ne jemi në gjendje të prodhojmë raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme në një kohë të shkurtër," paralajmëroi ai. Padyshim që prodhimi i një rakete të re kërkon kohë, por ne jemi në gjendje të projektojmë një raketë deri në fazën e lëshimit në hapësirë prej 6 deri në 12 muaj ", shtoi Bondarev.

 

Tags

Komente