Shkurt 21, 2020 18:54 Europe/Tirane
  • Putin: Rusia përkrah shtypjen e terroristëve

Presidenti rus theksoi nevojën për të luftuar dhe shtypur terroristët në Siri dhe për të respektuar sovranitetin e saj.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi bisedime me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel për situatën në Siri. Biseda telefonike nxori në pah përkeqësimin e situatës në Idlib në veriperëndim të Sirisë, si rezultat i veprimeve armiqësore nga grupet terroriste dhe ekstremiste kundër ushtrisë dhe banorëve të Sirisë, dhe të tre palët theksuan rëndësinë e parandalimit të pasojave negative për civilët sirianë. Ndërkohë, në prag të një operacioni të afërt nga forcat turke në Idlib, Ministria ruse e mbrojtjes i ka kërkuar Ankarasë të lejojë civilët sirianë të hyjnë në pjesë të kontrolluara nga qeveria siriane. Ministria ruse gjithashtu mohoi raportet se qindra mijëra sirianë po iknin nga Idlibi në drejtim të Turqisë. Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi një deklaratë, duke thënë se kishte përdorur dronë dhe burime të tjera për të monitoruar situatën në Idlib. Kremlini gjithashtu njoftoi të Premten se është duke u diskutuar organizimi i një samiti të krerëve të Rusisë, Francës, Gjermanisë dhe Turqisë për Sirinë. Tensionet janë rritur në tre muajt e fundit midis Turqisë, e cila mbështet militantët anti-qeveritarë në Siri, dhe Rusisë që mbështet ofensivën e ushtrisë siriane në Idlib, rajoni i fundit i mbajtur nga terroristët në Siri.

 

Tags

Komente