Shkurt 22, 2020 08:49 Europe/Tirane
  • Gjermania kërkon reforma për standardet e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite

Ministri i jashtëm i Gjermanisë në një takim me homologun e tij nga Arabia Saudite ka kërkuar përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite.

Heiko Mass, ministër i jashtëm i Gjermanisë në takimin me Fejsal bin Farhan bin Abdullah Al Saud deklaroi se reformat në Arabinë Saudite mund të realizohet vetëm me përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut dhe bashkëpunimit social. Mass gjithashtu njoftoi se në takim është diskutuar edhe për zhvillimet rajonale mes tyre në Iran, Siri dhe Jemen dhe rolin e Arabisë Saudite për uljen e tensioneve. Arabia Saudite kritikohet rëndë për shkak të luftës së nisur kundër Jemenit dhe për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut ne vend. Deri tani me mijëra jemenas kanë humbur jetën për shkak të luftës në Jemen dhe sipas një raporti të OKB për shkak të bllokadës që i është vendosur Jemenit, ky vend po përballet me mungesë të theksuar ushqimi dhe medikamentesh gjë e cila ka krijuar një katastrofë njerëzore.

Tags

Komente