Shkurt 22, 2020 08:49 Europe/Tirane
  • Virusi Korona përhapet në Arabinë Saudite, Izrael dhe Liban

Në Arabinë Saudite, Izrael dhe Liban është konfirmuar prekja dhe infektimi i njerëzve me virusin Korona.

Ministria e jashtme e Indisë në një mesazh të saj shkruan se 1 nga 100 infermiere indiane që aktualisht punojnë në spitalit Hajat të Arabisë Saudite është prekur nga virusi Korona. Agjencia franceze e lajmeve gjithashtu ka bërë të ditur rastin e parë të infektimit me virusin korona në Izrael. Hamed Hasan ministër i shëndetësisë së Libanit gjithashtu ka thënë se një person i dyshuar me virusin korona ndodhet në spitalin Rafik të Bejrutit. Organizata Botërore e Shëndetësisë zhvilloi në selinë e vet në Gjenevë një konferencë shtypi mbi epideminë e pneumonisë së koronavirusit të ri. Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus i njohu mediat me punën e ekipit të përbashkët të inspektimit të ekspertëve nga OBSh-ja e Kina dhe përbërjen e ekspertëve të institucioneve ndërkombëtare, duke bërë thirrje për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar. Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha për mediat se të dhënat tregojnë se numri i rasteve të reja të konfirmuara të pneumonisë së koronavirusit është zvogëluar: "Të dhënat nga Kina vazhdojnë të tregojnë një rënie të rasteve të reja të konfirmuara. Ne jemi të inkurajuar nga kjo prirje, por nuk është koha të vetëkënaqemi". Ghebreyesus vuri në dukje se OBSh-ja është në pritje të rezultateve të dy provave klinike. Njëra prej tyre është kombinimi i dy barnave kundër HIV-it, lopinavir dhe ritonavir, kurse tjetra e ilaçit antiviral ribavirin. Rezultatet paraprake priten brenda tre javësh. Tedros Adhanom Ghebreyesus-i paraqiti gjithashtu edhe situatën e ekipit të përbashkët të inspektimit të ekspertëve OBSh-Kinë, që po punon në Kinë. "Ekipi ndërkombëtar i ekspertëve i sponsorizuar nga OBSh-ja është duke punuar në Kinë me homologët kinezë për të gjetur përgjigje për gjërat të cilat nuk i dimë ende, duke përfshirë forcën infektuese të virusit dhe rolin e masave të marra nga Kina. Grupi i ekspertëve përfshin specialistë të epidemiologjisë, virologjisë, menaxhimit klinik, kontrollit të epidemisë dhe shëndetit publik. Siç e dimë të gjithë, bashkëpunimi global është kryesor për të luftuar shpërthimin”, tha ai.

Tags

Komente