Shkurt 22, 2020 15:42 Europe/Tirane
  • Senatori amerikan: Politika katastrofale e Trump ka forcuar ndikimin e Iranit në Liban

Senatori amerikan vuri në dukje vizitën e rëndësishme të kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit në Liban dhe theksoi se politika katastrofale e Uashingtonit është bërë shkak për forcimin e ndikimit të Teheranit në Bejrut.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Kris Morphy, senatori demokrat i Amerikës, duke vë në dukje vizitën e fundit të Ali Larixhanit, kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit në Liban dhe në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar: "Dëshmitë në lidhje me shtimin e ndikimit të Iranit në Liban janë të shumta dhe politika katastrofale e Donald Trump ka rezultuar me forcimin për çdo ditë e më tepër të ndikimit të Iranit në rajon dhe Irani ka rifilluar përsëri aktivitetin e programit atomik dhe militantët po hapin zjarr në drejtim të bazave tona".

Kris Morphy njihet si një prej kritikëve kryesor të Trump në fushën e politikës së jashtme sidomos ndaj qasjes së Shtëpisë së Bardhë ndaj Iranit.

 

Tags

Komente