Shkurt 23, 2020 14:49 Europe/Tirane
  • Me mijëra algjerianë protestojnë kundër qeverisë

Opozitarët e qeverisë së Algjerisë në përvjetorin e protestave kundër Bu Taflije, kanë organizuar protesta edhe përsëri kanë kërkuar ndryshimin rrënjësor dhe shkarkimin e të gjithë krerëve të regjimit të mëparshëm.

Gazeta "Ra'jul-Jeum" në një raport të saj ka shkruar me mijëra qytetarë algjerianë kanë marrë pjesë në tubimet protestuese të organizuar të shtunën më 22 shkurt nëpër rrugët e kryeqytetit të Algjerisë dhe pastaj janë mbledhur pranë Universitetit Qendror të këtij qyteti.

Me qindra persona gjithashtu janë mbledhur para Ministrisë së Banimit të Algjerisë dhe kanë protestuar kundër qeverisë.

Forcat policore të Algjerisë janë dislokuar në rajone të ndryshme të kryeqytetit të Algjerisë dhe kanë mbyllur të gjitha rrugët që përfundojnë në sheshin qendror të qytetit.

Protestuesit gjatë këtyre protestave protestuesit kanë hedhur slogane të tilla si "Nuk kemi ardhur të festojmë, por ju duhet të largoheni!".

Vlen të theksohet se Tabun ka shpallur datën 22 shkurt "Dita Kombëtare për Unitet të Popullit me Ushtrinë për Demokracinë".

 

Tags

Komente