Shkurt 24, 2020 16:07 Europe/Tirane
  • 12 mijë persona mbahen nën mbikëqyrje në Rusi për parandalimin e virusit Korona

Organizata për Parandalimin e Përhapjeve të Sëmundjeve Epidemike në Rusi ka deklaruar se mbi 12 mijë persona të cilët kanë udhëtuar nga Kina në Rusi, janë vendosur nën mbikëqyrje speciale.

Organizata për Parandalimin e Përhapjeve të Sëmundjeve Epidemike në Rusi ditën e hënë në një raport të saj duke konfirmuar këtë çështjeje, ka thënë: “Që nga dita e parë i muajit shkurt, në aeroportin Sharmtova i cili është i vetmi aeroport për fluturime nga Kina, një terminal special është vendosur në dispozicion të kësaj organizate”.

Në një raport thuhet se analizat laboratorike janë paraparë për të gjithë ata persona të cilët udhëtojnë nga Kina në Rusi dhe për të gjithë këta persona plotësohen formularë të veçantë dhe ata në shtëpitë e tyre vendosen nën përkujdesje të veçantë mjekësore dhe aktualisht 12092 persona janë vendosur nën mbikëqyrje të veçantë.

Në këtë raport gjithashtu thuhet se aktualisht nuk është raportuar asnjë person i infektuar me virusin Korna në Rusi.

 

Tags

Komente