Shkurt 24, 2020 20:01 Europe/Tirane
  • Gjermani: Vetura futet në mesin e turmës në një karnaval

Të paktën 15 persona janë lënduar në Gjermani pasi një veturë vërshoi midis turmës në paraden e Rose Monday në qytetin Volkmarsen.

Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se në mesin e të lënduarve janë edhe disa fëmijë, ndërsa shoferi është arrestuar. Një veturë është futur në mesin e turmës një karnaval në qytetin e Volkmarsen të Gjermanisë, ka bërë të ditur policia. Të paktën 10 persona janë lënduar deri më tani, raportojnë mediat lokale shkruan BBC. Zëdhënësi i policisë ka bërë të ditur se shoferi është ndaluar ndërkaq motivet e këtij incidenti mbeten ende të paqarta.Një numër i madh i punonjësve të urgjencës janë në vendin e ngjarjes në qytetin e vogël, i cili shtrihet në shtetin Hesse në Gjermaninë perëndimore.

 

Tags

Komente