Shkurt 24, 2020 20:02 Europe/Tirane
  • Avionët rusë përcjellin destrojerin amerikan

Sipas rrjetit informativ Al-Masdar News, bombarduesit luftarakë rusë kanë frikësuar ekuipazhin e destrojerit raketahedhës të klasit Arleigh Burke të Marinës amerikane.

Për disa orë, patrullat detare ruse dhe forcat ajrore u detyruan të vihen në ndjekje të destrojerit amerikan USS Ross, i cili iu afrua gadishullit të Krimesë. Flota dhe aeroplanët ushtarakë rusë e detyruan destrojerin amerikan, të pajisur me të paktën 90 raketa Tomahawk, të tërhiqet në ujërat territoriale të Evropës, përfshirë Bullgarinë. "USS Ross, i pajisur me sisteme Aegis, ka hyrë në Detin e Zi. Sipas Qendrës Kombëtare Ruse të Menaxhimit të Mbrojtjes, anijet e flotës së Detit të Zi kontrollojnë veprimet e destrojerit. Kjo është anija e parë amerikane që hyri në Detin e Zi këtë vit. Vitin e kaluar, anijet luftarake të NATO-s hynë13 herë në Detin e Zi. Sipas konventës së regjimit të ngushticave të vitit 1936, anijet luftarake nga shtetet jashtë të Detit të Zi lejohen të qëndrojnë në ujërat e tij deri në 21 ditë ", raportoi Al-Masdar News. Duhet të theksohet se gjatë dislokimit të fundit të Marinës së Shteteve të Bashkuara në kufijtë rusë, avionë luftarakë rusë simuluan një sulm kundër një anijeje luftarake amerikane, duke përdorur pajisje të luftës elektronike.

 

Tags

Komente