Shkurt 25, 2020 17:11 Europe/Tirane
  • Konfirmohet rasti i parë i prekur me koronavirus në Zvicër

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus edhe në Zvicër.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra Federale e Shëndetit Publik.

Ndërkohë, pritet që të jepen detaje të tjera në lidhje me këtë rast në orën 5:00.

Deri më tani nuk ëhstë bërë e ditur se ku ëhstë konfirmuar rasti parë.

Ndërsa, televizioni publik i Zvicrës, bën me dije se rasti është konfirmuar në Ticino, pranë kufirit me Italinë.

Ndërkohë zgjerohet harta e përhapjes së koronavirusit në Itali. Nga 5 rajone, tani ky virus është i përhapur në 8 rajone, përfshi dhe Sicilinë dhe Ligurian.

Ndërkohë Lombadia dhe Veneto janë dy rajonet e prekura dhe në 11 komuna bëhet kontrolli me anë të forcave ushtarake. 

Bilanci është rritur në 288 të infektuar dhe 7 të vdekur. Ne Lombardi jane 212 të infektuar dhe 6 viktima  (101 të infektuar në territorin e provincës së Lodit, 39 në Kremona, 14 në Bergamo, 17 në Pavia, 3 në Milano etj)

Veneto- 42 të infektuar e 1 viktime (7 të infektuar janë në qytetin e Venezia, 1 në Treviso etj)

Emilia Romagna - 23 të infektaur në Emilia Romagna (17 Piacenza, 4 Parma, 1 Modena, 1 Rimini etj)

Toskana - 2 të infektuar në Toskana ( 1 në Firenze e  1 në Pistoia)

Sicili 1 i infektuar (në Palermo)

Piemonte 3 të infektuar (3 në Torino)

3 të infektuar në Lazio

1 i infektuar në Liguria

Një turiste nga Bergamo e cila me pushime në Palermo pati disa simptoma të gripit dhe u shtrua në spital pasi dyshohet se ka koronavirus. OBSH paralajmëron për një pandemi të mundshme. 

Autoritetet kanë izoluar 11 bashki midis Lombardisë dhe Venetos, në zonat e shpërthimeve. Në zonën e Lodit, policia bllokoi zonat e hyrjes dhe daljes, duke njoftuar shoferët se sapo të hynin në bashki, ata nuk do të mund të dilnin dhe anasjelltas. 

Tags

Komente