Shkurt 25, 2020 20:44 Europe/Tirane
  • Rusia kundërshton propozimet turke

Rusia po tallet me ultimatumin turk: Ajo e ka refuzuar me forcë propozimin e Turqisë për të mbajtur qytetin e Idlib jashtë operacioneve të ushtrisë siriane kundër terrorizmit.

Ndërsa Turqia njoftoi të martën (25 shkurt) se një delegacion nga Rusia do të arrijë nesër në Ankara për të shqyrtuar çështjen siriane të Idlib, gazeta al-Quds al-Arabi duke cituar burime të besueshme ka thënë se negociatat maratonë të zyrtarëve të lartë rusë me homologët e tyre turq në Idlib "dështuan" pasi pala ruse refuzoi propozimin e palës turke. Turqia, e cila nuk ka respektuar marrëveshjet e saj të mëparshme për Idlibin (siç është marrëveshja e Astana ose marrëveshja e Soçit) dhe nuk arriti të përmbushë detyrimet e saj, la të kuptohet gjatë negociatave me Rusinë se qyteti Idlib (kryeqyteti i provincës së Idlibit) pranë së cilës ndodhet aktualisht ushtria siriane, duhet të mbetet jashtë sferës së operacioneve ushtarake Siriano-Ruse, të cilat aktualisht po zhvillohen në veri-perëndim të kësaj krahine! Sipas raportit, kërkesa kryesore "e paligjshme" nga Turqia është që "të mbajë qytetin e Idlibit jashtë betejës ushtarake në mënyrë që luftimet të ndalen para qytetit Sarakib". Por Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, e kundërshtoi me forcë propozimin turk. "Burimet thanë se pasi propozimi ishte refuzuar, Turqia propozoi një alternativë, duke sugjeruar që qyteti i Idlibit të mbetet nën kontrollin e patrullave të përbashkëta ruso-turke pa ndërhyrjen e forcave siriane. Përgjigja ruse ishte përsëri jo. Turqia, nga ana tjetër, tha se nuk ka asnjë kundërshtim ndaj operacioneve ushtarake ruse dhe siriane në jug të kësaj krahine, ku janë vendosur qytetet Eriha, Xhisr al-Shoghur, Xhabal al-Zavija, dhe autostrada M4 Alepo-Latakia ,por megjithatë ekipi negociues rus gjithashtu e kundërshtoi këtë duke thënë se krahina e Idlibit dhe zonat në jug të saj janë dy çështje të ndryshme dhe se ato nuk duhet të futen në të njëjtin shportë. Rusët raportohet se kanë dhënë me kujdes një dritë të gjelbër të përkohshme për një vijë kufitare midis Idlibit dhe Turqisë disa kilometra nga fusha e operacioneve ushtarake të Sirisë, në mënyrë që terroristët dhe familjet e tyre të tërhiqen.

 

Tags

Komente