Shkurt 26, 2020 20:50 Europe/Tirane
  • Erdogan i frikësohet një tjetër grusht shteti

Invazioni i Erdoganit në Siri që rezultoi në viktima masive në radhët e ushtrisë turke, shkatërrimi i automjeteve të blinduara turke dhe kostoja shumë milionëshe e rrëzimit të një droni Anka nga mbrojtja anti-ajrore siriane, ndezi protesta brenda ushtrisë turke, çka e kërcënon Erdoganin me një grusht shteti të ri nëse ai nuk është në gjendje të garantojë sigurinë e trupave turke në Siri.

Ushtria Siriane në 25 shkurt goditi dhe rrëzoi një mega dron të Forcave Ajrore Turke që fluturonte mbi Idlibin lindor, një "TAI Anka", një dron i projektuar në bazë të një rakete cruise. Ky është një dron i Forcave Ajrore Turke i aftë të fluturojë në lartësi të mëdha dhe me një autonomi të gjatë fluturimi që ushtria turke e përdori për të mbështetur përparimin e trupave të saj në pozicionet e ushtrisë Siriane në rajonin e Nerabit. Kjo është pohuar drejtpërdrejt nga zyrtarë të lartë ushtarakë turq që tashmë janë në pension. "Nuk është fitimprurëse për vendin tonë të punojë kundër qeverisë qendrore siriane dhe të bartë barrën e një lufte indirekte imperialiste", tha Turker Erturk, një admiral turk në pension i cituar nga Avia Pro, një sajt i afërt me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë. Burimi rus shton se trazirat, me sa duket, janë duke u përhapur midis trupave turke, disa qindra prej të cilëve në fakt janë të rrethuar nga ushtria siriane, dhe në rast të agresionit ushtarak nga Ankaraja, ato do të bëhen shënjestrat e para të trupave siriane. Përveç kësaj, autokolonat ushtarake turke nuk lejohen të hyjnë në një numër postesh të vëzhgimit të rrethuara nga forcat siriane dhe ushtarët turq deklarojnë hapur se janë gati të dorëzohen në mënyrë që të kapen nga ushtria siriane nga frika se mos vdesin urie. Ndërsa Turqia ishte në prag të normalizimit të marrëdhënieve me Sirinë disa muaj më parë dhe pati gjithnjë e më shumë takime midis zyrtarëve turq dhe sirianë, në fund të janarit Ankaraja ndryshoi shpejt kursin dhe është përfshirë në një konflikt vdekjeprurës me Damaskun. Duket se ishin në të vërtetë Shtetet e Bashkuara dhe NATO ato që e nxitën Erdoganin të shpallte luftë kundër Sirisë fqinje, sepse ushtria turke nuk ka asnjë interes të angazhohet në një luftë të padobishme. Për të parandaluar një "rebelim" në ushtri, drejtësia turke javën e kaluar urdhëroi arrestimin e 157 anëtarëve të personelit të ushtrisë turke, përfshirë 101 oficerë në detyrë, njoftoi agjensia zyrtare turke e lajmeve Anatoli.

 

Tags

Komente