Shkurt 27, 2020 08:44 Europe/Tirane
  • Evropa kërkon t’i jepet fund konfliktit në Idlib

BE pa përmendur ndërhyrjet e Uashingtonit dhe qeveritë evropiane mbështetëse të Shtëpisë së Bardhë, kanë kërkuar t’i jepet fundi përleshjeve në provincën Idlib të Sirisë dhe  vendosjen e armëpushimit në këtë zonë.

Ministrat e jashtëm të 14  vendeve evropiane mes tyre Jean Yves Le Drian ministër i jashtëm i Francës dhe Heiko Mass ministër i jashtëm i Gjermanisë me anë të një deklarate kanë kërkuar nga qeveria e Sirisë dhe Rusisë që tu japin fund armiqësive dhe të bashkëpunojnë me Turqinë për uljen e tensioneve. Deklarata e ministrave të jashtëm evropianë shpallet në kohën kur Uashingtoni dhe aleatët e itj evropianë janë ndër mbështetësit kryesorë të terroristëve në Azinë Perëndimore mes tyre në Siri. Ministrat e jashtëm të vendeve evropianë në këtë deklaratë kanë pretenduar se ajo që Moska e quan luftën kundër terrorizmit është shkelje e gjerë e ligjeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Ushtria siriane prej mëse 2 muajsh ka nisur një operacion të gjerë për çlirimin e Idlibit nga prania e terroristëve dhe deri tani ka bërë progrese të shumta duke çliruar shumë nga rajonet e kësaj province. Turqia duke kundërshtuar këtë operacion ka dërguar trupa në territorin sirian për të mbështetur terroristët. Ky veprim i Ankarasë ka ngjallur reagimin e Moskës.

Tags

Komente