Shkurt 27, 2020 08:44 Europe/Tirane
  • Virusi korona po përhapet në të gjithë botën

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë bëri një deklaratë për shtyp në lidhje me situatën e koronavirusit në Itali. Hans Kluge konfirmoi se deri më tani janë konstatuar 80 mijë raste me COVID-19 në 34 vende të botës, ndërsa rastet e fundit janë konfirmuar në Afganistan, Bahrejn, Irak dhe Oman.

 Më tej, duke folur për Italinë, kreu i OBSH për Evropën shprehet se rastet e konstatuara kanë qenë pa lidhje udhëtimi në Kinë apo në ndonjë vend tjetër të botës ku u përhap fillimisht koronavirusi. Ndaj, ai e cilësoi situatën si sfiduese për autoritetet italiane. Në Itali jemi të vetëdijshëm, kemi parë një rritje të shpejtë të rasteve në vetëm pak ditë. Disa prej tyre pa lidhje epidemiologjike si histori udhëtimi në Kinë ose kontakt me një rast të konfirmuar. Kjo paraqet një sfidë të rëndësishme për autoritetet italiane. Autoritetet italiane po zbatojnë masa për të parandaluar më tej transmetimin që përputhet me strategjinë e kontrollit që aktualisht është zbatuar globalisht. Më tej, kreu i OBSH për Evropën, shprehet se nga Italia duhet të merret shembull për mënyrën se si menaxhohet situata. Ai thotë se barra për të përballuar këtë problem është e përbashkët, ndërsa i ka bërë apel popullit italian që të mbrojë veten dhe të tjerët. Ndërsa luftojmë këtë sëmundje dhe përhapjen e saj, ne gjithashtu duhet të mësojmë nga Italia. Përvoja juaj, e vështirë siç është, është e paçmueshme se si ne duhet ta trajtojmë sëmundjen. Barra për përballimin e COVID-19 është e përbashkët që kërkon një përgjigje kolektive, nga ata që janë afër dhe larg saj. Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre. Unë dua t`i drejtoj një apel popullit italian: mbroni veten dhe të tjerët nga sëmundja duke u përmbajtur këshillave të autoriteteve për shëndetin tuaj.  Hans Kluge i ka drejtuar apel edhe medias dhe qeverisë italiane për  situatën, ndërsa ka theksuar se OBSH po rrit përpjekjet për parandalimin e kërcënimit nga koronavirusi.

Tags

Komente